English     Shqip
Kėrkim i avancuar
E Diel 20 Prill 2014 Moti Tirana
Sociale
Rrėshqitje masive dheu, shemben 11 shtėpi nė Mallakastėr
Publikuar: Shkurt 26,2013 - 15:26
Shpėrnadeje nė Facebook
Mallakastėr - 
Situatė alarmante nė Mallakastėr ku 12 shtėpi janė shembur nė Ngracie tė Komunės Qendėr, si pasojė e rrėshqitjes masive tė dheut. Rrėshqitjet kanė ndodhur nė orėt e hershme tė mėngjesit tė kėsaj tė marte, ndėrsa banorėt tė alarmuar kanė braktisur shtėpitė. Fatmirėsisht viktima nė njerėz nuk ka pasur, por vetėm dėme tė pallogaritshme materiale. Po ashtu rrugėt e fshatit janė shembur nga lėvizja e tokės qė ka marrė pėrmasat e njė katastrofe.

Mėngjesi i ka gjetur banorėt pranė rrėnojave tė banesave tė tyre, teksa pėrpiqeshin tė shpėtonin ēfarė tė mundeshin nga orenditė shtėpiake. Nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm banorėt kanė ndjerė lėvizjen e tokės, qė fillimisht iu ėshtė dukur si tėrmet i fuqishėm. Mes panikut ata kanė braktisur banesat dhe e kanė kaluar natėn jashtė.

"Janė bėrė shtėpitė sa ska ku tė vejė mė. Ai mundimi jonė i madh u hodh poshtė", thotė njė banor i zonės.

"Sa vij te shtėpia dėgjoj njė zhurmė tė madhe qė shkėputet nga dheu. Pėr gjysėm ore shkau dheu direkt", tregon njė tjetėr.

"Kollona e shtėpisė u shemb, dhe ne ishim tė tėrė brenda. Dolėm tė gjithė njerėzit jashtė, qė tė mos zinte ndonjė brenda", rrėfen i zoti i njė shtėpie tė shembur.

Rrėshqitja e tokės ka vazhduar edhe gjatė paradites, ndėrsa ka pasur zhvendosje tė tokės deri nė 30-40 metra thellėsi.

"Dėmet janė tė pallogaritshme. Kėtu janė rreth 11 banesa, tė 11-ta tė pabanueshme. Kėtu tė duket sikur ka shpėrthyer njė vullkan, ka ikur toka rreth 30-40 metra nė thellėsi. Vazhdon tė ecė akoma.Ėshtė pėr tu ēuditur se ėshtė dhe njė rrėshqitje qė shihet me sy", tha Agron Kapllanaj, kryetar i komunės qendėr Mallakastėr.

Zonėn e prekur nga rrėshqitja e kanė vizituar ministri i Brendėshėm Flamur Noka dhe ai i Transporteve Sokol Olldashi.

"Ėshtė ngritur njė komision nga ministria jonė pėr tė evidentuar dėmet, dhe pėr tė parė mundėsinė pėr tė gjetur njė zgjidhje nė njė kohė sa mė tė shpejtė pėr tė gjithė kėta banorė", tha Flamur Noka, ministėr i Brendshėm.

"Dheu ėshtė shkėputur dhe do tė vazhdojė tė shkasė, dhe zona ėshtė e pabanueshme. Ajo qė do tė bėjmė tani ėshtė tė gjejmė njė sistemim provizor pėr banorėt qė duhet tė shpėrngulen nga shtėpitė e tyre", u shpreh ministri i Transporteve Sokol Olldashi.

Shtėpitė e shembura ishin ndėrtuar nė vitin 2007. Banorėt e tyre janė ndihmuar nga forcat e policisė pėr mbledhjen e atyre orendive qė mundėn tė nxjerrin nga shtėpitė e rrėnuara, ndėrsa janė strehuar pėrkohėsisht nė njė hotel tė zonės.

Aleksandėr Nushi    
0 KOMENTE
Asnje Koment i Disponueshem
Bej nje koment te ri
  Emri  (i domosdoshėm)
Email  (i domosdoshėm)
  Mė njofto me email nėse dikush i pėrgjigjet komentit tim
SPECIALE
Target 16 prill 2014
Farmacitė nuk ulin ēmimin e ilaēeve, pasi Qeveria hoqi TVSH-nė
Shqiptarėt prej datės 1 prill ilaēet duhet t'i blinin 10 pėr qind mė tė lira, pasi qeveria hoqi TVSH-nė. Por kjo gjė nė realitet nuk po ndodh, pasi farmacitė po vijojnė t'i shesin medikamentet qė kanė stok me vlerėn reale pa u zbritur TVSH-nė
Ndihma ekonomike, Totozani: Qeveria tė rishikojė draftin
Shfrytėzimi i ujėrave, mbi 1 mijė subjekte janė ilegale
Pranimet nė universitete, Kule: Standarde pėr rritjen e cilėsisė
Tenderat e ilaēeve, M.SH: Prishėm interesat klienteliste
Barna pa TVSH. Kontroll farmacive qė shkelin ligjin
Ndryshimet e maturės, Rrokaj: Njė fasadė pa asnjė efekt
Uji i ndotur, Luzati: Rrjeti ėshtė i amortizuar
Shqipja nė universitete, Rrokaj: Gjuha tė ndahet nga letėrsia
Kosovė- Shqipėri, kurrikula tė njėjta arsimore
Parashikimi i motit
Tiranė Vlorė Durrės Korēė Berat
Politikė
Kronikė
Ekonomi
Sociale
Kosovė
Bota
Kulturė
Sport
Lifestyle
Opinion
Arkivi
Powered by Lab13 - Valid XHTML and CSSCopyright 2011 Albanian Screen. All Rights Reserved. Albanian Screen 2011 All Rights reserved - Kushtet e Privacise