English     Shqip
Kėrkim i avancuar
E Martė 16 Shtator 2014 Moti Tirana
23°
Kulturė
Turizmi nė Valbonė, mes mrekullive tė alpeve shqiptare
Publikuar: Mars 23,2013 - 15:24
Shpėrnadeje nė Facebook
Valbonė, Tropojė - 
Lugina e Valbonės ka pasur njė zhvillim tė papritur turistik nė katėr vitet e fundit. Pas mbarimit tė autostradės Durrės-Kukės, kjo pėrrallė e alpeve shqiptare ėshtė bėrė njė destinacion lehtėsisht i arritshėm. Valbona ndodhet 23 km nga qyteti i Bajram Currit, ndėrsa asfaltimi i pak kilometrave qė tė ēojnė atje, pritet tė pėrfundojė kėtė vit. Gjatė verės, lugina akomodon rreth 25-30 mijė vizitorė vendas dhe tė huaj, kryesisht turistė gjermanė, ēekė, italianė e francezė.

Por nė dimėr banorėt qė i kanė kthyer shtėpitė e tyre nė bujtina, kėrkojnė mė shumė mbėshtetje nga shteti dhe sipėrmarrėsit e mėdhenj privatė. Shumė tė rinj qė jetonin dhe punonin nė Angli, Itali e Greqi, janė kthyer dhe kanė ngritur bujtina e hotele me tė gjitha komoditetet. Ata thonė se turistėt shqiptarė kanė mė shumė kėrkesa, ndėrsa ata tė huaj duan vetėm ushqimet bio, por edhe traditėn dhe folklorin e veriut.

"Turistėt shqiptarė me thėnė tė drejtėn kanė mė shumė kėrkesa se tė huajt, tė huajt duan vetėm gjėra bio tė zonės, tradicionale. Kryesisht ajo ėshtė menuja e kėsaj zone, gjymi i specave, flija, janė shumė artikuj, mishi nė hell, trofta qė ėshtė shumė e veccantė", thotė pronar i njė lokali.

Gjatė katėr viteve tė fundit, nė Luginėn e Valbonės ėshtė bėrė trajnimi i pronarėve tė bujtinave, vendosja e rreth 8 mijė treguesve tė sinjalistikės turistike, si dhe hapja e 150 kilometrave shtigje malore. Por mė e rėndėsishme ėshtė ngritja e Qendrės sė Turizmit dhe Kulturės.

Kryetari i Komunės Margegaj qė pėrfshin edhe Valbonėn, thotė se tani prioritare ėshtė mbėshtetja e familjeve pėr tė zhvilluar turizmin familjar, ndėrtimi i bar-restoranteve, nxitja e punimeve artistike artizanale lokale, mirėmbajtja e shtigjeve tė vjetra kėmbėsore, por edhe sjellja e linjės sė internetit.

"Nė Valbonė gjendet tradita qė kėrkohet shumė nga turistėt, gjendet menuja qė kėrkohet shumė nga turistėt, gjendet miqėsia, mikpritja e bujaria. Infrastruktura po plotėsohet me mėnyrėn mė tė shpejtė, komuna ka vėnė gjithė sinjalistikėn pėr tė njohur turizmin, kemi marr guidėn turistike, strategjinė e zhvillimit, hartat, ku turisti nė Valbonė mund tė marr komplet informacionin e duhur ku do tė shkojė dhe gjithccka ėshtė nė mėnyrė tė sinkronizuar nė interes tė turistėve", bėn tė ditur Rexh Byberaj, kryetar i Komunės Margegaj.

E tėrė lugina dhe shpatet e maleve pėrqark ofrojnė mundėsi tė mrekullueshme pėr tė apasionuarit e skive. Shumė turistė tė huaj qė vijnė kėtu gjatė dimrit shprehen tė mahnitur me pistat natyrore tė rrėshqitjes sė lirė. Ndėrsa ngritja e njė kompleksi modern skish, mund ta bėnte Valbonėn ? pėr vetė natyrėn e saj mbresėlėnėse - shumė herė mė tė lakmuar se pika tė tilla nė Mal tė Zi apo Maqedoni.

AS
Asnje lajm perkates
0 KOMENTE
Asnje Koment i Disponueshem
Bej nje koment te ri
  Emri  (i domosdoshėm)
Email  (i domosdoshėm)
  Mė njofto me email nėse dikush i pėrgjigjet komentit tim
SPECIALE
Target 15.09.2014
Greqi, gėrmimet nė varrin e periudhės sė Aleksandrit, shtohen spekulimet
Varri i lashtė maqedonas qė ėshtė duke u gėrmuar nė Greqi, po jep tė dhėna tė reja mbi historinė dhe kulturėn e rajonit, ndėrsa arkeologėt kanė thelluar kėrkimet e tyre. Varri besohet se i pėrket mbretėrisė sė Aleksandrit tė Madh e prej tij janė nxjerr
Del nė treg Apple Watch
Prishtinė, nis festivali ndėrkombėtar i Fėmijėve
Vizita e Papės, MK: Programi i aktiviteteve
Parashikimi i motit
Tiranė Vlorė Durrės Korēė Berat
16-09
14°
24°
17-09
12°
24°
18-09
11°
23°
19-09
21°
23°
Politikė
Kronikė
Ekonomi
Sociale
Kosovė
Bota
Kulturė
Sport
Lifestyle
Opinion
Arkivi
Powered by Magellano srl - Valid XHTML and CSSCopyright 2011 Albanian Screen. All Rights Reserved. Albanian Screen 2011 All Rights reserved - Kushtet e Privacise