English     Shqip
Kėrkim i avancuar
E Mėrkurė 26 Nentor 2014 Moti Tirana
Ekonomi
Rrogat e pensionet, pagat e larta rriten me 1%, tė ulėtat me 5%
Publikuar: Maj 14,2013 - 15:10
Shpėrnadeje nė Facebook
Tiranė - 
Punonjėsit dhe pensionistėt do tė pėrfitojnė njė shtesė nė tė ardhurat mujore, duke nisur nga 6 mujori i dytė i vitit. Pagat dhe pensionet do tė rriten qė nga data 1 korrrik. Kjo rritje do t'i kushtojė buxhetit tė shtetit 2.5 miliardė lekė. Efekti financiar i rritjes sė pagave dhe pensioneve ėshtė parashikuar me miratimin e buxhetit tė vitit 2013, nė zėrat "politika tė reja pagash" mė vlerė 1 miliardė lekė, dhe politika tė reja pensionesh nė vlerė 1.5 miliardė lekė.

Ekspertėt e Ministrisė sė Financave kanė hartuar njė projekt-vendim, ku janė pėrcaktuar rritjen e pagave si dhe pensioneve sipas sektorėve dhe kategorive, rritje e cila pritet tė jetė nga 1 deri nė 5 %. Sipas projektit, pagat e larta do tė rriten vetėm me 1%, ndėrsa pagat e ulėta 5 %. Nga kjo rritje nuk do tė pėrfitojė asnjė nga drejtuesit e lartė tė shtetit, nga Presidenti, Kryeministri deri tek pozicioni i Sekretarit tė Pėrgjithshėm nė ēdo ministri.

Sipas skemės sė Ministrisė sė Financave, paga minimale nga 21 mijė lekė do tė shkojė nė 22 mijė lekė duke pėsuar njė rritje prej 5 %. Paga mesatare qė tani ėshtė 51.3 mijė lekė do tė arrijė nė 52. 8 mijė lekė, duke pėsuar njė rritje prej 3%.

Sektori i Arsimit dhe Shėndetėsisė pritet sipas kėtij projekt-vendimi tė kenė rritjen mė tė madhe tė pagės, kjo rritje ėshtė parashikuar tė jetė 3-4 %. Sipas projekt-vendimit, tė hartuar nga Ministria e Financave paga mesatare e arsimtarit nė arsimin e mesėm nga 59.4 mijė lekė do shkojė nė 61. 2 mijė lekė.

Paga mesatare e arsimtarit, nė arsimin 9-vjeēar nga  56.7 mijė lekė do tė shkojė nė  58. 4 mijė lekė. E njėjta logjikė do tė ndiqet edhe nė shėndetėsi.

Paga pėr mjekėt dhe infermierėt do tė rriten mesatarisht me 4 %. Kėshtu paga mesatare e mjekut nga 55.7 mijė lekė qė ėshtė aktualisht do tė shkojė nė 57. 9 mijė lekė, paga mesatare e infermierėve nga 36.7 mijė lekė qė ėshtė tani do tė shkojė 38.1 mijė lekė.

Po sipas kėtij projekti, pensionet pritet tė rriten mesatarisht me 3 %. Indeksimi i pagave pritet tė rrisė tė ardhurat e disponueshme pėr buxhetorėt dhe pensionistėt tė cilėt nė 6 muajt e fundit janė pėrballur me rritjen deri nė 2.6 % tė ēmimeve tė mallrave tė konsumit.

Rritja e pagave dhe pensioneve:

Efekti financiar nė buxhet         2.5 mld lekė
Rritja nis nga data                   1 korrik
Pagat e larta rriten                  1%
Pagat e ulėta rriten                  5 %


Pagat nė vlerė
                                      Ishte             Bėhet
Paga minimale              21 mijė lekė     22 mijė lekė
Paga mesatare             51.3 mijė lekė    52. 8 mijė lekė

Arsimtarėt e mesėm       59.4 mijė lekė     61. 2 mijė lekė
Arsimtarėt e 9 vjecares  56.7 mijė lekė     58. 4 mijė lekė
Paga mesatare mjek       55.7 mijė lekė     57. 9 mijė lekė
Paga mes. Infermierė      36.7 mijė lekė     38.1 mijė lekė

Asnje lajm perkates
0 KOMENTE
Asnje Koment i Disponueshem
Bej nje koment te ri
  Emri  (i domosdoshėm)
Email  (i domosdoshėm)
  Mė njofto me email nėse dikush i pėrgjigjet komentit tim
SPECIALE
Target 24 nentor 2014
Koncesioni i pullave fiskale, Lati: Bode anashkaloi Autoritetin e Konkurrencės
Autoriteti i Konkurencės akuzon ish-ministrin Bode lidhur me koncesionin e pullave fiskale, se e ka anshkaluar kėtė Autoritet, para miratimit tė kontratės me ndikim nė publik.
Rruga e Kombit, tenderi pėr koncesionin brenda 2014
Tenderi TAP, gara pėr ndėrtimin e tubacioneve
Gjiknuri nė Paris, fton francezėt tė investojnė nė energji
Pėrmirėsimi i treguesve, suedezėt i japin INSTAT 2.8 mln euro
Rama garanton biznesin: Nuk ka rritje taksash dhe ēmimesh
Rrėzohet propozimi i qeverisė, pijet energjike me akcizė
Parashikimi i motit
Tiranė Vlorė Durrės Korēė Berat
26-11
27-11
28-11
29-11
13°
Politikė
Kronikė
Ekonomi
Sociale
Kosovė
Bota
Kulturė
Sport
Lifestyle
Opinion
Arkivi
Powered by Magellano srl - Valid XHTML and CSSCopyright 2011 Albanian Screen. All Rights Reserved. Albanian Screen 2011 All Rights reserved - Kushtet e Privacise