English     Shqip
Kėrkim i avancuar
E Premte 18 Maj 2012 Moti Tirana
21°
Arkivi
Milan Junior Camp, pėrfundon edicioni i I nė Kosovė
Publikuar: Dhjetor 02,2011 - 20:46
Prishtinė - Pasioni, dėshira dhe ėndrra e futbollistėve tė vegjėl nė Kosovė u demonstrua ndjeshėm nė ditėt prishtinase tė futbollit, pikėrisht me edicionin e parė tė projektit mė ambicioz pėr ndjesinė e kėtyre fėmijėve me futbollin, Milan Junior Camp. Njė atmosferė madhėshtore ishte mbyllja e kėtij edicioni tė parė nė Kosovė, i cili ka gjetur njė interesim tė jashtėzakonshėm tė mediave dhe qytetarėve tė Kosovės.

Me bekimin e ish-kapiten Barezit tė dielėn, por edhe me mesazhin premtues pėr fėmijėt tė zv/Presidentes sė grupit Taēi-Oil, Anika Taēi, pėr rrugėn e gjatė tė kėtij bashkėpunimi, Prishtina priti kėtė kamping pėr 5 ditė me radhė. Fusha e gjelbėr e stadiumit tė qytetit nė Prishtinė ishte mbushur qė nė mesditė nga familjarė tė shumtė tė fėmijėve pjesėmarrės, tė cilėt prisnin me shumė padurim, por edhe me shumė emocion pėrzgjedhjen e pesė talenteve mė tė mirė, tė cilėt do tė marrin pjesė bashkė me fėmijėt nga e gjithė bota nė Milan Day.
 
Jo vetėm 200 fėmijėt pjesėmarrės, por edhe tė afėrmit e tyre kishin veshur fanellat kuq e zi tė kampionit tė shumėfishtė tė Italisė. Plot 200 futbollistė tė vegjėl nė Kosovė kaluan ditė tepėr aktive nėn suportin teknik tė klubit tė Milanit, nė kuadėr tė projektit, qė grupi Taēi-Oil prej vitesh realizon nė Tiranė me partnerin e tij AC MILAN, sė fundmi, tė implementuar edhe pėr fėmijėt nė Kosovė.

Ditė intensive stėrvitjeje dhe qė nė Prishtinė pėrfshinė njė staf teknikėsh tė specializuar tė Milanit, me ata fėmijė, qė ishin pjesė e kampingut tė parė Milan Junior Camp.  Lėvizje harmonike, kontakte me topin detaje teknike, por edhe puna nė grup ishin pikat e punės, qė trajnerė tė specializuar tė shkollės sė Milanit, zbatuan nė trajningun e Prishtinės. Njė ndjesi e re, njė diēka ndryshe nė kėto ditė pėr tė gjithė ata fėmijė pjesėmarrės, dhe jo vetėm.
 
Milan Junior Camp nė Prishtinė shpėrndau njė tjetėr jehonė dhe rriti akoma mė shumė pasionin e fėmijėve pėr tė qenė pjesė e njė klubi kampion. Nė mbyllje te kampingut, presidenti i grupti Taēi-Oil, Rezart Taēi, u pėrcolli mbarė futbollistėve tė vegjėl pjesėmarrės dhe premtues nė Kosovė, se ky projekt do tė vazhdojė gjatė, si nje prioritet konstant i grupit Taēi-Oil me klubin e Milanit, pikėrisht pėr ndėrthurrjen e traditės dhe pasionit tė tyre me pėrvojėn e jashtėzakonshme tė njė klubi kampion, si Milani. Pėr presidentin e grupit Taēi-Oil, Rezart Taēi, premtimi pėr tė gjithė fėmijėt e Kosovės ishte konkret: "Shumė prej tyre do tė kenė tė gjitha mundėsitė tė veshin fanellat e kėtij klubi gjigand si Milani".

"Kjo dėshirė e juaj, ky pasion i juaj nė kėtė kamp, na bėn mė tė pėrgjegjshėm, qė ta organizojmė sa mė mirė kėtė kamp dhe tė vazhdojmė tė impenjohemi nė ditėt dhe nė vitet nė vazhdim. Unė mendoj, qė krijimi i mundėsive pėr tė rritur dhe pėr tė realizuar ėndrrat tuaja, ėshtė njė nga gjėrat mė tė rėndėsishme qė ne duhet tė bėjmė. Prandaj, ne sot impenjohemi, qė kėtė kamp ta zhvillojmė edhe nė tė ardhmen pėr t'i dhėnė mundėsi tė gjithė fėmijėve tė dashuruar me kėtė sport, mbase njė ditė do tė mbėrrijnė nė skuadrėn e madhe tė Milanit, pse jo nė kombėtaren shqiptare apo atė kosovare"- u shpreh Presidenti i Grupit Taēi Oil, Rezart Taēi.

Pėr mbarė fėmijėt dhe prindėrit, dashamirėsit e futbollit nė stadiumin e Prishtinės, njė mesazh pėrcolli edhe koordinatori i Milanit pėr kėtė projekt, Marcho Schembri, i cili vuri nė dukje rėndėsinė e kėtij projekti, qė gjen suport tė jashtėzakonshėm prej vitesh nga partneri kryesor i Milanit, grupi Taēi-Oil.

"Ju sjell kėtu pėr tė gjithė ju, pėrshėndetjen e klubit tė Milanit dhe vetė presidentit Berluskoni, tė administratorit tė deleguar Galiani si dhe kapitenit Ambrosini. Gjatė kėtyre ditėve keni qenė fantastik dhe jemi ndjerė tė gjithė shumė mirė nė kėtė qytet tė mrekullueshėm. Ditė intensive, ku trajnerėt tanė kanė evidentuar jo pak talentė nė kėtė kamping. Do doja tė falenderoja shumė pėrzemėrsisht presidentin e Grupit Taēi Oil, Rezart Taēi dhe familjen e tij, qė besuan dhe mundėsuan kėtė projekt pėr ju, kėtu nė Kosovė. Nga Shqipėria ai nuk ka hezituar asnjėherė, ai gjithmonė ka mbėshtetur Milan Junior Camp"- u shpreh koordinatori i Milanit, Schembi.

Ka edhe risi nė kėtė mbyllje fantastike tė kampingut: trajnerėt italianė janė shprehur tė kėnaqur me fėmijėt pjesėmarrės nga Kosova, duke i emėruar madje ata edhe me emra tė lojtarėve tė njohur tė Klubit Milan. Fėmija mė i vogėl pjesėmarrės nė kėtė kamp, Ard Desku, mori edhe fanellėn me firmėn e sulmuesit tė mirėnjohur tė Milan Zllatan Ibrahimoviē.

Ndėrsa njė nga vajzat pjesėmarrėse, Qėndresa Krasniqi ėshtė pagėzuar me emrin Pato nga trajnerėt italianė, tė cilėt janė mrekulluar me talentin e saj. Ndėrkaq, njė nga futbollistėt e vegjėl pjesėmarrės, qė ka lėnė jo pak mbresa, ishte 12-vjeēari, Edon Zhegrova i cili ėshtė pėrzgjedhur edhe si lojtari mė i mirė i edicionit tė parė tė Milan Junior Camp, tek i cili pritet qė tė pėrfaqėsojė Kosovėn me sukses nė arenėn ndėrkombėtare.

Vetė nėna e Edonit ka falėnderuar nga zemra Presidentin e Grupit Taēi Oil pėr mundėsinė qė i ka dhėnė familjes, qė tė prezantojė talentin e djalit tė tyre. Emocionet e saj mė pas nuk i shmangen lotėt, teksa ėshtė shprehur e bindur se njė ditė djali i saj, do tė jetė nga nga shtyllat e futbollit kosovar dhe shqiptar. Edoni sė bashku me katėr talentė tjerė Muhamet Hyseni, Veton Tusha, Agon Hajredini dhe Leart Bilalli do tė marrin pjesė edhe nė Milan Day nė San Siro. Milan Junior Camp Kosova ul siparin dhe hap kėshtu rrugėn e artė tė mundėsive edhe pėr fėmijėt nė Kosovė, pėr tė qenė pjesė e kampionėve.


Gerti Ēarēani
Asnje lajm perkates
0 KOMENTE
Asnje Koment i Disponueshem
Bej nje koment te ri
  Emri  (i domosdoshėm)
Email  (i domosdoshėm)
  Mė njofto me email nėse dikush i pėrgjigjet komentit tim
SPECIALE
Target: Julia Timoshenko, 17.05.2012 - Ēdo ditė ora 19.45
Parashikimi i motit
Tiranė Vlorė Durrės Korēė Berat
Politikė
Kronikė
Ekonomi
Sociale
Kosovė
Bota
Kulturė
Sport
Lifestyle
Opinion
Arkivi
Powered by Lab13 - Valid XHTML and CSSCopyright 2011 Albanian Screen. All Rights Reserved. Albanian Screen 2011 All Rights reserved - Kushtet e Privacise